Mattia ka lexuar 125 libra për një vit, 5-vjeçari shqiptar vlerësohet me çmim në Itali

E publikuar: 03/11/2023 19:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat italiane i kanë kushtuar artikull 5-vjeçarit shqiptar Mattia Mehdihoxha, i cili duhet thënë që në krye të herës është i jashtëzakonshëm. Ende pa shkuar në shkollë, ai ka lexuar 125 libra dhe është vlerësuar me çmimin “Lexuesi i vitit” fundjavën e shkuar.

Mësohet se vogëlushi i kishte huazuar tekstet nga biblioteka “Bartolomeo Della Fonte” dhe i kishte lexuar një për një. Biblioteka kishte ndarë shumë libra, pa e ditur se 5-vjeçari do të ishte lexuesi më i zellshëm.

Një tjetër çmim mori dhe një 13-vjeçare që kishte lexuar 95 libra si dhe një 14-vjeçare me 79 libra për një vit. Mësohet se 5 vjeçari ka lexuar mesatarisht 2 libra në javë, shifër impresionuese sidomos në kohët e sotme, ku fëmijët e moshës së tij duket se kanë më shumë interes për tabletët./tvklan.al