Halil Matoshi – komentator politik pas takimit sontëm mes Kurtit – Lajcak dhe Escobar, ka thënë se nëse Vuçiq pranon stikersat në tabela dhe lejet e njoftimit, mund të kemi brenda vitit një marrëveshje finale me Serbinë.
“Ajo çka mund të them, është se z. Kurti ka pasë një ditë të mirë, pasi është takuar me Shefin e NATO-s, që është një ripërcaktim i Kosovës për paqe”, ka thënë fillimisht Matoshi në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”.
Më tej, ai ka deklaruar se në mediet serbe është spekuluar që takimi mund të zgjasë disa ditë deri sa të arrihet një marrëveshje.