Matoshi për tubimin e Boiken Abazit në mbrojtje të Kurtit: Sikur mitingjet e së vërtetës së Millosheviqit dikur

E publikuar: 23/11/2022 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-drejtuesi i Qendrës së VV-së në Shqipëri, Boiken Abazi ka dhënë një ide për t’i dalë në mbrojtje Kurtit, i cili po ballafaqohet me kritika për raportet me ndërkombëtarët. Ai rekomandoi organizimin e “një manifestimi madhor në Prishtinë”. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar opinionisti Halil Matoshi.

Në një postim në Facebook, Matoshi tha se kjo është sikur “mitingjet e së vërtetës së Millosheviqit dikur”.

“A ka kush e mbronë Kosovën prej ujqve të mjegulles? Nëse populli titanik i Kosovës ka mbetë me e thirr në tubime madhore Bojken Abazi kundër presionit të aleatëve të Kosovës mbi Albin Kurtin (si mitingjet e së vërtetës të Milošević-it dikur) atëherë kosovarët del se tue mos mujtë me u ngritë në shoqni politike, po e gërryjnë nga brenda legjitimitetin e shtetit dhe munet me u konkudu se nuk e kanë meritu lirinë dhe mbështetjën e botës së lirë (demokracive të mëdha), sepse këtij vendi i mungon qytetaria e edukueme dhe patriotizmi kushtetues!”, ka shkruar Matoshi.