Halil Matoshi thotë se Kosova në 8 vjetorin e Pavarësisë u urua nga Sekretari amerikan i Shteti John Kerry duke u përgëzuar, për dy çështje për të cilat ditën e nesërme do të protestohet, në protestën e thirrur nga opozita. Thotë se dialogu me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi, ishin ndër të arriturat që theksoi SHBA.
“John Kerry, Sekretari amerikan i Shtetit e përgëzon Kosovën në prag të 8 vjetorit të Pavarësisë për dy çështje, cilat janë ato? Dy çështje për të cilat nesër po protestohet. Domethanë, dialogu me Serbinë si e arritur shumë e madhe e Kosovës dhe demarkacioni me Malin e Zi. Domethanë për kauzat që nesër opozita del me protestu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e përgëzojnë Kosovën”, tha Matoshi në emisionin ‘Click’ në RTV21.
Përmes një komunikate shpërndarë mediave, Kerry ka rikujtuar vizitën që i ka bërë Kosovës në dhjetor të vitit 2015, duke thënë se me atë rast “ka përshëndetur arritjet e fundit të vendit drejt integrimeve euro-atlantike”.