Matja e pare e opinionit verteton Vjosa Osmanin si lidere te LDK!

E publikuar: 08/05/2015 21:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Televizioni Rrokum permes anketimit qe u krye ne kuader te emisionit Rrokum Roll, gjen se disponimi i pare i opinionit publik per me i pri LDK asht – Vjosa Osmani.

Ajo fitoi bindshem vota nga shikuesit e emisionit Rrokum Roll nga krejt Kosova. Mbas saj ishte ish presidenti Fatmir Sejdiu, i pasuem me Lutfi Hazirin. http://rrokum.tv/3/matja-e-pare-e-opinionit-verteton-vjosa-osmanin-si-lidere-te-ldk-16729

Ma se paku vota moren lideri aktual i LDK dhe kryeministri i Kosoves Isa Mustafa dhe aktivistja e LDK Donika Gervalla.

 

Vjosa Osmani, e kontaktueme nga moderatori i emisionit Fidan Jupolli, u falenderue per hapesinen qe Televizioni Rrokum po ja kushton zgjedhjeve te mbrendshme ne LDK.

Ajo ishte shume e gezueme me kete sondazh te pare te opinionit publik qe e kreu Rrokum Roll dhe u shpreh e gatshme me konsiderue seriozisht idene me konkurue per kryetare te LDK.

Por, si tha zoja Osmani, kete ka me e ba publike me 15 Maj, diten kur kryhet faza e pare e kandidimeve per pjesemarrje ne kuvendin e pergjithshem te LDK.