MateV i Huawei, rival i Samsung Galaxy Z Flip 3 dhe Moto Razr

E publikuar: 08/10/2021 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas serisë së telefonëve inteligjentë Mate X, që paraqesin pajisjet e palosshme që mund të përdoren edhe si tabletë, kompania Huawei po planifikon tashmë të prezantojë modelin MateV me një dizajn të ngjashëm me atë të rivalëve si Moto Razr dhe Samsung Galaxy Z Flip 3.

Mësohet se Huawei Mate V vihet në funksion nga një procesor Kirin 9000 dhe nuk është për t’u habitur se bëhet fjalë për procesorin më të fuqishëm dhe të shpejtë që u prodhuar nga HiSilicon.

Kompania Huawei pritet të zbulojë disa detaje për telefonin e ri në eventin që do të zhvillohet më 21 tetor e ndoshta edhe zyrtarisht ta prezantojë këtë model të ri telefoni inteligjent.

Megjithatë, duke marrë parasysh faktin se tani janë shfaqur informacionet e para për këtë telefon, ekzistojnë më shumë gjasa se duhet të presim pak më gjatë për lançimin në treg.