Materaci ndihet i lumturë

E publikuar: 05/01/2016 10:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish¬mbrojtësi i Interit, Marko Materaci, duket se ka qenë personi më i lumtur pas shkarkimit të trajnerit të Reali, Rafa Benitez. Dyshja njihet për “acarin” mes tyre, pasi në periudhën që Benitez ka drejtuar Interin, Materaci ka qenë “armiku” i tij më i madh, duke kërkuar vazhdimisht shkarkimin e trajnerit spanjoll nga zikaltrit. Pas largimit të Benitezit nga “Los Blancos”, Materaci ka dhënë menjëherë një deklaratë, duke shprehur mendimin e tij: “Reali ka bërë që në fillim zgjedhjen e gabuar, duke afruar Benitezin. Shkarkimi i tij nuk është surprizë, pasi është si një film i parë më përpara”. “Mediat thonë se Benitezi është më i miri në botë, por për mendimin tim, një trajner duhet të ketë mbështetjen e lojtarëve dhe jo t’i kthejë ata në armiq. Zgjedhja më e mirë për Realin, ka qenë Zidan ndaj dhe më në fund, drejtësia u vu në vend”.