Mateo hedh akuza të rënda ndaj produksionit

E publikuar: 09/04/2026 22:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Situata brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” po merr përmasa të reja, pasi tensionet nuk janë më vetëm mes banorëve, por kanë prekur drejtpërdrejt edhe vetë produksionin e programit.

Së fundmi, ka qenë Mateo ai që ka lëshuar deklarata mjaft të forta, një lëvizje kjo që po komentohet gjerësisht në rrjet dhe që mund të rrezikojë seriozisht pozicionin e tij tani që finalja është aq pranë.

Në një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale, Mateo shihet teksa bisedon me Shëndritin dhe ndan hapur dyshimet e tij për një favorizim të mundshëm brenda lojës.

Duke theksuar se e gjithë vëmendja dhe aparaturat e shtëpisë janë të përqendruara qëllimisht vetëm te një person, ai ka drejtuar gishtin nga Miri si i përzgjedhuri i këtij edicioni.

“Zëri, mikrofoni, kamerat, drejt Mirit.” degjohet të akuzojë Mateo.

Kjo nuk është hera e parë që banorët ngrenë hije dyshimi mbi mënyrën se si po menaxhohet loja, por dalja kaq e hapur kundër produksionit përbën një rrezik të madh për rrugëtimin e tij.