Mesfushori i Manchester United, Juan Mata e ka cilësuar Ander Herreran si një ‘gjeni’, pasi ky i fundit shënoi dy gola në fitoren 3:1 ndaj Aston Villës.
”Ishte një ditë e mrekullueshme. Përformuam në mënyrë të shkëlqyer dhe ishim në gjendje të shënonim pikërisht në ato momente deçizive”. ”Mendoj se është hera e parë që ai shënon dy gola në një ndeshje dhe jam i lumtur për këtë. Ai është gjeni si jashtë ashtu edhe brenda fushës dhe e di se sa i lumtur ishte ai që shënoi dopietë”, përfundoi Mata./veqsport.com/