Mendoni se femrat masturbojnë më pak nga meshkujt?
Ndoshta është e vërtetë, ndoshta jo.
Studimi që po u prezantojmë më poshtë iu paraqet disa prej fakteve më interesante dhe befasuese rreth vetëkënaqësisë së femrave.
Ja disa rezultate dhe fakte interesante që i kemi gjetur për masturbimin.
Hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror i Arizonës analizuan intervistat me 20 gra të cilat ishin rekrutuar përmes disa listave.
Ndërkohë që madhësia e mostrës ishte e vogël, u zhvilluan një shumëllojshmëri analizash të moshave, racave, etnive dhe orientimeve seksuale.
Të gjitha këto gra ranë dakord për të marrë pjesë në një studim mbi seksualitetin, kështu që rezultatet mund të anojnë më shumë nga gratë të cilat janë më aktive në këto aspekte.
Megjithatë, disa rezultate dhe fakte interesante i kemi gjetur për masturbimin që mund t’i shikoni më poshtë: Të gjitha gratë masturbojnë Të paktën, në këtë mostër u gjet se të gjitha gratë masturbojnë.
Të gjitha 20 gratë raportuan se kishin masturbuar të paktën një herë në jetën e tyre, edhe pse përgjigjjet e tyre u radhitën nga prej disa herë në ditë, në vetëm një herë në ditë.
Lodrat e seksit janë të pranishme gjithashtu Në përgjithësi, 18 nga 20 gra raportuan se kishin përdorur lodra seksi, ose vetëm ose me partnerin.
Çfarë bëjnë gratë në shtrat? Shumica e pjesëmarrësve thanë se mendonin që gratë tjera vetë-depërtojnë me lodra seksi ose me gishtrinjët e tyre gjatë masturbimit, por interesante është që shumica e grave thanë se nuk e bëjnë në këtë mënyrë, në vend të kësaj ato fokusohen më shumë në stimulimin e klitorisit.
Ne nuk jemi duke thënë se kjo duhet të jetë tema juaj e ardhshme e mëngjesit apo ndonjë gjë tjetër, por është mirë të dihet se nuk ka asnjë “mënyrë normale” për masturbim – kështu që bëni atë që ndjeheni më mirë!
Nganjëherë mund të bëhet si punë e përditshme Edhe pse gratë kanë qenë kryesisht pozitive për seksin solo, ato gjithashtu vunë në dukje disa aspekte frustruese – si kur ato nuk mund të kenë orgazmë ose kur ato masturbojnë për shkak që nuk e kanë përfunduar mirë me partnerin e tyre.
Disa gra mendojnë se masturbimi është për meshkuj Disa gra në studim thanë se burrat janë më të prirur për të masturbuar – ose të paktën me më shumë gjasa që ta bëjnë atë të rregullt.
Disa gjithashtu vunë në dukje se ato mastrubojnë më shumë për partnerët e tyre meshkuj se sa që masturbojnë për vetën e tyre. Masturbimi nuk duhet të jetë diçka që vetëm meshkujt e përjetojnë.
Nuk ka nevojë të jetë një ngjarje e madhe romantike Shumë gra kanë raportuar se ky është tensioni goditës i jetës së tyre. Në fakt, një grua krahasoi masturbimin e saj të rregullt gjatë kohës kur i pastron dhëmbët, përderisa një grua tjetër tha se ajo dëshiron ta fillojë ditën duke masturbuar në dush.
Po, kjo është një mënyrë për të filluar mëngjesin tuaj me buzëqeshje. Masturbimi ju bën të lumtur Shumë prej grave kanë raportuar se seksi solo ishte një mënyrë e mirë për trupin e tyre dhe se tregon një vetë-pranim.
Ato gjithashtu raportojnë përfitime të mrekullushme nga masturbimi, si ndjenjë të gëzimit dhe kënaqësisë, lehtësim të stresit dhe tregojnë se masturbimi i ndihmon ato që të eksperimentojnë për të gjetur se çfarë i bën ato të ndjehen mirë. Plus, ju e dini, orgazmat.