Një person është vrarë mëngjesin e sotëm në qendrën tregtare ‘Albi Mall’ në Prishtinë.
Dyshohet se persona të panjohur kanë vrarë një person që ka punuar si roje sigurimi.
Personat e dyshuar kanë qenë të maskuar momentin që janë futur në qendrën tregtare, raporton Tribuna Channel.
Ende nuk ka persona të dyshuar në lidhje me vrasjen, por Policia e Kosovës po punon për të zbardh sa më parë rastin./Tribuna/