Mashtruesi i vitit në futboll

E publikuar: 21/12/2019 00:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrëfimi që do të lexoni do t’ju ngjajë në filma, pasi Bernio Verhagen, një djalosh që pretendon që është futbollist, ka arritur t’i mashtrojë katër klube profesioniste që i bën ftesë të shkonte në prova. 

Verhagen tani 25 vjeç me shtetësi holandeze, kishte luajtur si i ri në Willem II, por nuk arriti më shumë se sa disa ndeshje në ligat amatore.

Por falë një videoje në të cilën shënon një gol spektakolar dje letrës së dërguar klubeve, ai arriti të marrë katër ftesa për provë.

Fillimisht në korrik të vitit 2019, menaxherët e ekipit kampion të Moldavisë, Dinamo-Auto FC, kontaktojnë Bernio sepse ishin të mahnitur nga videoja që ai e dërgoi.

Por pas seancave stërvitore, u pa që talenti nuk ekzistonte dhe e larguan.

Pra, këtu nisi dhe vazhdoi pas vetëm një muaji, në Ajax Cape Town, në Afrikën e Jugut.

Aty qëndroi 26 ditë, por edhe aty mbaroi me arsyen e njëjtë, pasi niveli i tij ishte shumë i ulët edhe për kampionatin që nuk është shumë i njohur.

Bernio ende shpresonte për një telefonatë nga Evropa, por ajo erdhi nga Kili. Klubi Audax Italiano. Aty aventura e tij zgjati dy muaj dhe përfundoi në tetor.

Ai u largua me akuza racizmi ndaj stafit dhe shokëve, dhe klubi u detyra të mbrohej edhe me një deklaratë për media.

Situata ishte tashmë paradoksale, por Bernio, nuk dorëzohej dhe ishte i mirë të paktën jashtë fushës. Mund të themi gjenial edhe pse i padrejtë.

Pasi e larguan tri herë, ai gjeti një mundësi të re dhe gjeti mënyrën si të kontaktonte me klubin danez Viborg.

Mënyra e komunikimit me ta ishte vërtetë prej gjeniu. Ai pretendoi se ishte një nga agjentët e Grupit Stellar, një agjenci që përfaqëson ndër të tjera edhe Gareth Bale, sulmuesin e Real Madridit.

Klubi pranoi, por ishte e mjaftueshme që personeli ta vëzhgonte stërvitjen e tij të parë ku e panë që asgjë nuk ishte në rregull. Rezultati? Profesori i mashtrimit u raportua nga klubi.

Më në fund Bernio përfundoi në burg. Jo për mashtrimin kundër klubit, por për shmangien nga arresti shtëpiak. Ai ishe i dënuar për akuzat: kërcënim, rrahje dhe grabitjeve ndaj ish-të dashurës së tij.

Driblimi i fundit ishte, kur ai u përpoq ta arratisje drejt Suedisë, por ishte bllokuar nga ligji danez.

Ky ishte fundi i aventurës së sulmuesit i cili, falë një videoje, ishte bërë gati futbollist.