MASHT: Është e papranueshme të kërcënohet kushdo për punën tij

E publikuar: 02/12/2015 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, shpreh reagimin e saj të fuqishëm ndaj kërcënimeve që janë bërë dje ndaj dy inspektorëve të arsimit, B. Halimi Zagragja dhe S. Sadriu, në vendin e tyre të punës, thuhet në një komunikatë për media nga MASHT-i.

Sipas komunikatës thuhet se, është e papranueshme që të kërcënohet kushdo për punën e tij, aq më parë kur kjo bëhet nga një mësimdhënës, misioni i të cilit është edukimi dhe arsimimi i brezave të rinj, raporton Indeksonline.

Kërcënimi vjen në kohën kur Inspektorati i Arsimit po fuqizohet në funksion të rritjes së rregullit dhe cilësisë në sistemin tonë arsimor.

Ministria e Arsimit kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin masa përkatëse ndaj kërcënuesit, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten, thuhet në reagimin e MASHT-it.