Meshkujt duhet t’i dijn për trurin e femrave këto 10 fakte

E publikuar: 18/01/2016 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Një tru uniseks nuk ekziston”, thotë neuropsikiatri Louann Brizedine i Universitetit të Kalifornisë në San Francisko.

Shkenca sugjeron se ndryshime gjinore janë të lindura.

Këto janë 10 gjërat që çdo njeri duhet t’i dijë për trurin e një femre:

1 – Ajo ndryshon çdo ditë në bazë të ciklit të saj

Femrat janë të prekura nga cikli i tyre çdo ditë të muajit. Nivelet e hormoneve janë vazhdimisht në ndryshim në trupin dhe trurin e femrës, duke ndryshuar pamjen e saj, energjinë dhe ndjeshmërinë.  Shumica e femrave, arrijnë humorin më të keq 12-14 orë përpara se t’i fillojnë periodat.

2 – Ajo është intuitive

Meshkujt mund të kenë ndjenjën e pakëndshme që gratë janë lexuese të mendjes, por intuita e tyre ka më shumë të ngjarë të jetë biologjike se sa mistike. Gjatë rrjedhës së evolucionit, gratë mund të jenë zgjedhur për aftësinë e tyre për t’i mbajtur njerëzit gjallë, që përfshin rritjen e një foshnje me çfarë ai ka nevojë – ngrohtësi, ushqim, disiplinë.

coffee-shop-friends

3 – Ajo shmang agresivitetin

Situatat stresuese janë të njohura për nxitjen e “luftës” me meshkujt, por hulumtuesit kanë sugjeruar se femrat, pasi ndjenjë një kërcënim, instiktivisht përpiqen të tërhiqen apo të kthejnë kursin e ngjarjes. Ajo përpiqet të krijojnë aleanca strategjike e manipuluese.

4 – Ajo i përgjigjet dhimbjes dhe ankthit ndryshe

Studimet e dekadës së fundit kanë treguar se truri i meshkujve dhe femrave përgjigjet ndryshe ndaj dhimbjes dhe frikës. Truri i femrave mund të jetë më i ndjeshëm nga të dy. Truri i femrës jo vetëm që është më i përgjegjshëm ndaj sasive të vogla të stresit por është më pak i mësuar me nivele të larta stresi. Ndjeshmëria ndaj stresit mund të ketë disa përfitime, ajo e bën gjendjen mendore të dikujt, nga duke qenë i fokusuar ngushtë në më të hapur dhe fleksibël.

5 – Ajo urren konfliktin

Femrat gjithnjë kanë bërë gjithçka për të shmangur konfliktin, një gjendje ndjeshmërie që ato e shohin si të patolerueshme. Një femër do të jetë gjithnjë e vendosur për zgjidhjen e konfliktit, e sidomos kur ka mungesë përgjigjeje. Për femrat, një përgjigje negative është gjithnjë më mirë se sa pa përgjigje fare.

6 – Ajo mund të fiket lehtë

Kënaqësia seksuale e një femre mund të fiket më lehtë se sa e një mashkulli. Për një femër që të jetë në humor për seks, e veçanërisht që të përjetojë një orgazëm, disa zona të caktuara të trurit duhet të ndizen. Por ashtu siç ato mund të ndizen, mundet edhe të fiken kollaj. Një femër e refuzon një mashkull, sepse ajo ndjehet e zemëruar apo kur nuk është në humor.

7 –  Ajo është e prekur nga “truri shtatzënë”

Truri i një gruaje gjithnjë zvogëlohet gjatë shtatzanisë, duke u bërë 4% më i vogël në kohën që ajo sjell në jetë një fëmijë, sipas një studimi të vitit 2002 në SHBA. Por a e bën shtatzania një femër të mendojë ndryshe, kjo është diçka e diskutueshme.

8 –  Truri i saj ndryshon pasi lind

Ndryshimet sociale, emocionale, hormonale dhe fizike që një femër pëson pas lindjes janë monumentale. Dhe për shkak se çdo gjë tjetër ka ndryshua, asaj i nevojitet që gjithkush të jetë sa më shpejt i parashikueshëm e mundur, përfshi dhe bashkëshortin e saj.

9 – Ajo e kalon dy herë adoleshencën

Askush nuk kërkon ta kalojë adoleshencën dy herë. Megjithatë femrave u duhet të kalojnë edhe në këtë proces. Ato kalojnë një adoleshencë të dytë të quajtur perimenopauzë në moshën 40-vjeçare. Fillon në moshën 43 dhe e arrin kulmin në moshën 48 vjeçare. Kohëzgjatja e perimenopauzën varion nga dy deri në 9 vjet.

women-smiling-600

10 – Asaj i pëlqen rreziku gjatë viteve të maturimit

Pasi ndryshimi ka përfunduar, dhe trupi kalon në një fazë të avancuar, truri femëror është gati të rrezikojë konfliktet. Ajo ndjehet e motivuar për të ndihmuar të tjerët, por vëmendja e saj zhvendoset nga familja tek komunitetet globale. Ajo mund të ndjenjë një dëshirë të madhe për të bërë më shumë për veten, për karrierën e saj./Tirana Observer/