Bosi i Apple Tim Cook la të kuptohej se çmimet e iPhone do të bien në përpjekje për të rritur shitjet.
Të ardhurat nga iPhone, përgjegjëse për fitimin kryesor të Apple, ranë me 15% në tre mujorin e fundit.
Në tërësi të ardhurat e firmës ranë me 5% krahasuar me një vit më parë në 84.3 miliardë dollarë.
Ngadalësimi është pritur nga investitorët e paralajmëruar që nga fillimi i vitit.
Apple fajëson ngadalësimin e rritjes ekonomike në Kinë. Por Tim Cook tha se konsumatorët gjithashtu janë trembur nga çmimet e larta.
Ai tha se dollari i fortë është ai që i bën iPhone e shtrenjtë dhe ka dëmtuar shitjet tona në tregjet në rritje.
Aktualisht një iPhone XS 5.8-inç fillon nga 999 dollarë.
Edhe tre mujori i ardhshëm parashikohet i dobët për financat e kompanisë.
Sipas firmë analitike Canaly, shitjet e smartfonëve ranë me 5% në 2018-ën. /PCWorld Albanian