Është vetëdorëzuar në polici një nga të dyshuarit si i përfshirë në vrasjen e 2 personave dhe plagosjen e 2 të tjerëve dy ditë më parë. Bëhet fjalë për Julian Sulën. I riu ishte një nga të dyshuarit si personi i tretë i përfshirë në atentat së bashku me të shpallurit në kërkim Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili.
Burime për “Panorama” thanë se në policinë e Lushnjës i thanë se Sula i njohur edhe me nofkën “Juli i Pashakos” është duke u marrë në pyetje nga hetuesit në lidhje me ngjarjen