Pamje tmerri ato qe kane xhiruar policet me kamerat e tyre te trupit ne tentative per te ndalur masakren ne Las Vegas.
Daily Mail ka publikuar videon kur duken policet ne vrap e siper, nderkohe qe mbi ta bien bresheri plumbash.
Nderkohe hetimet zbulojne edhe nje tjeter sekret, lidhur me masat e forta te sigurise qe kishte marre autori, Stephen Paddock, i cili vrau 58 persona dhe plagosi më shumë se 500 të tjerë në Las Vegas të dielën.
Ai kishte vendosur kamera brenda dhe përreth hotelit ku po qëndronte. Sipas policise jane gjetur dy kamera në korridor dhe një tjetër tek vrima e çelësit i kishin mundësuar për të parë nëse ndonjë pjesëtar i sigurisë po afrohej.
Nuk ka ende motiv pse Paddock 64 vjeçar, kreu sulmin në koncertin nga Hotel Mandalay Bay, edhe pse gjithcka ka qene e planifikuar mire.