Masa preventive kundër etheve hemoragjike

06.04.2015 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Masa preventive kundër etheve hemoragjike

Në zonat e identifikuara endemike me rriqra si Malisheva , Rahoveci, Suhareka dhe Klina, ka filluar spërkatja.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, bashkë me grupin ndërministror, ku futet edhe Ministria e Bujqësisë, Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mjedisit, kanë filluar zbatimin e planit operacional për parandalimin e sëmundjes së etheve hemoragjike.

Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, tregon për masat preventive që tashmë janë ndërmarrë.

“Edhe sivjet, ne në prognozë mund të presim numër të madh të pickimeve nga rriqrat për shkak të pakujdesit të qytetarëve në vendin ku punojnë, jetojnë apo edhe ata që merren me kujdesin e kafshëve. Janë ndërmarrë masa dhe tashmë kanë filluar aksionet konkrete si dezinsektimi i kafshëve dhe shtallave. Më vonë do të bëhet edhe trajtimi i stafit tjetër për edukim shëndetësor dhe promovim shëndetësor”.

“Do të bëhet edhe dezinsektimi lokal nga Ministria e Bujqësisë në arra, shkurre dhe aty ku mendohet se do të ketë rriqra, dhe do të përcillet nga Instituti Kombëtar, duke përcjellë çdo pickim të dyshimtë dhe diagnostikim të saktë për të gjitha rastet e sëmundjes”, ka shtuar Ramadani.

Problemi mjedisor me të cilin është ballafaquar Kosova prej vitesh, me pickimin e rriqrave dhe ethet hemorragjike, sipas profesionistëve shëndetësorë, është bërë një problem kronik.

Zyrtarë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, kanë bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë bashkë me Qeverinë e Kosovës dhe institucionet tjera relevante, kanë ngritur një komitet ndërministror, i cili ka shërbyer për parandalimin e etheve hemoragjike.

Si rezultat, vitin e kaluar nuk ka pasur vdekje të personave nga ethet hemorragjike, “krime kongo”.

Ndryshe, nga ethet hemorragjike vetëm gjatë vitit 2013, kanë vdekur 11 persona dhe janë pickuar nga rriqrat 5.200 qytetarë.

Lamir Thaçi, zyrtar për informim në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se agjencia në fjalë tashmë ka filluar me spërkatjen e kafshëve, si masë preventive kundër sëmundjes së etheve hemoragjike.

“Në bazë të planit nacional nga Këshilli Kombëtar për luftimin e etheve hemoragjike, krime kongo, është përfaqësuar zona e Malishevës si zonë endemike dhe më e prekura, ku ka pasur edhe viktima në njerëz. Ne si agjenci, kemi marrë për obligim si masë parandaluese të bëjmë spërkatjen e kafshëve, sidomos në sezonin e pranverës ku dihet se në këtë periudhë bëhet edhe shumimi i rriqrave dhe kafshët janë vatra më e favorshme pasi që rriqrat qëndrojnë dhe ushqehen me gjakun e kafshëve”.

“Si masë preventive për çrrënjosjen e kësaj sëmundje, ne kemi bërë projekt tre vjeçar me mundësi vazhdimi, që të ndihmojmë këtë zonë që të parandalojmë sa më shumë që mundemi përhapjen e kësaj sëmundje”, ka theksuar Thaçi.

Ndërkaq, Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, Besim Zogaj, ka bërë të ditur se në Malishevë si zonë endemike me rriqra , tashmë është filluar me fushata vetëdijësuese, ku po mbahen edhe ligjerata për nxënës, se si të mbrohen nga rriqrat.

“Ka filluar spërkatja e kafshëve që është në kuadër të strategjisë për parandalimin e etheve hemoragjike në nivel kombëtar. Kjo është strategji e përpiluar nga këshilli ndërministror, e që praktikohet edhe nga shtetet e tjera. Është një eksperiencë e marrë nga vendet jashtë Kosovës. Spërkatja e kafshëve së bashku me masat tjera parandaluese paraqesin efekt pozitiv kundër kësaj sëmundjeje”, ka theksuar Zogaj, transmeton rel. Sidoqoftë, vetëdijësimi i popullatës, konsiderohet si shumë i rëndësishëm në uljen e numrit të njerëzve që pickohen nga rriqrat.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur