Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth thuhet se kan kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni sekrete.
Në një shkrim të revistës “Life&Style”, thuhet se çifti u martua në një ceremoni sekrete në një plazh në Australi, vendlindjen e aktorit.
Këngëtarja dhe aktori i njohur janë martuar gjatë Krishtlindjeve dhe “shijuan ceremoninë martesore gjatë pushimeve dimërore”.
“23-vjeçarja dhe 26-vjeçari u kanë thënë miqve të njohur se tashmë janë martuar. Ata madje i referohen njëri-tjetrit si burrë dhe grua”, thuhet në raportim, transmeton Koha.net.
Ata thuhet se janë në lidhje që nga viti 2010, ndërsa deri tani shpeshherë kanë thënë se janë ndarë e ribashkuar, por tashme presim lajmin e konfirmimit.


















