Martino i këshillon Messit pushime me Argjentinën

E publikuar: 05/08/2015 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Polemikat që kanë përfshirë Lionel Messin pas dështimit të Argjentinës në Kupën e Amerikës tenton t’i shuajë trajneri Tata Martino, i cili del në mbrojtje të numrit 10. Tekniku i kombëtares bardhkaltër mban një qëndrim gati gati të pabesueshem teksa deklaron se ndoshta do të ishte më mirë që Messi të shkëputej për disa kohë nga Argjentina.

“Nëse do të isha ne vendin e Messit, nuk do të kisha luajtur për pak kohë me kombëtaren, ndërsa do të vazhdoja të përqëndrohesha vetëm te Barcelona”.

I ftuar në kanalin “Fox Sports” ai deklaroi se mediat lokale, duhet të bëjnë autokritikë, sa i takon trajtimit të çështjes së sulmuesit të Barcelonës.

” Të kritikosh Messin është dicka që nuk meriton asnjë lloj analize. Askush nuk ka hedhur asnjëherë nodnjë hipotezë të ngjashme, as futbollisti dhe as presidenti i Federatës Argjentinase, Luis Segura. Ata nuk kanë thënë kurrë që sulmuesi duhet të marë disa kohë pushime”.

Këto janë fjalët e trajnerit që mohoi mungesën e Messit në 2 takimet e ardhshme me kombëtaren./ss/