Një grup i grave të reja janë filmuar duke marrë pjesë në martesë masive bizare – kur u veshën me fustane të bardhë që të “ndërrojnë unazat” me një pemë, shkruan Mirror.
Aktivistet e natyrës mbajtën një ceremoni të pazakontë në kryeqytetin peruvian Lima, ku gjethet janë përdorur në vend të konfetave, kurse nuset puthën “dhëndrin” trung pasi ndërruan unazat, transmeton Telegrafi.
Të gjitha këto nuse u betuan se do të kujdesen për pemët derisa vdekja t’i ndajë. Martesa masive u organizuar nga artisti dhe aktivisti peruvian Richard Torres, i cili është i njohur në mbarë botën për performancat e tij pro-pemëve.
Ai luajti rolin e priftit, derisa nuset ishin aktore të asaj zone që ka arritur t’i bind të martohen me pemë.
Këto gra, shumica prej tyre të veshura me fustane të bardha të nusërisë mbanin në duar buqeta me lule, dhe betoheshin para “priftit” se do të kujdesen për pemët derisa vdekja t’i ndajë.
“Po japim një mesazh për paqe, dhe me këtë mesazh shpresojmë të rritim vetëdijen se si duhet të kujdesemi për pemët”, ka deklaruar Torres. /Telegrafi/