Martens ndan detaje nga shkrimi i Cufajt në FAZ: Kurti ta pranojë propozimin evropian dhe ta themelojë Asociacionin

E publikuar: 10/02/2023 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Michael Martens

Michael Martens

Gazetari i “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”, Michael Martens, ka paralajmëruar publikimin e një artikulli nga ish-ambasadori i Kosovës në Berlind, Beqë Cuaj në gazetë, duke thënë që “dikujt në Prishtinë s’do t’i pëlqejë”.

Martens ka shkruar se Cufaj e kritikon ashpër qeverinë e Albin Kurtit në këtë artikull, duke shkruar se Kosova duhet ta pranojë propozimin franko-gjerman të BE-së dhe të mbështetur nga SHBA si dhe ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Gazeta Express.

“Kosova duhet t’i lejojë komunat me shumicë serbe që ta themelojnë Asociacionin e tyre, por janë dy probleme. I pari: Kosova frikësohet, që serbët, të kontrolluar nga Beogradi, mund të kërkojnë ribashkim me Serbinë. Problemi i dytë, në pikëpamjen time, është kreu i qeverisë, Albin Kurti. Pas dy viteve në Qeveri, duket se Kurti nuk është më ndryshe se paraardhësit e tij”, ka cituar Martens ish-ambasadorin Cufaj.

Gjithashtu, Martens shpjegon se Cufaj e ka konsideruar Gjermaninë si sponsorizuesen kryesore të Albin Kurtit.

“Qeveria Gjermane, si sponsoruesja kryesore e Albin Kurtit, duhet ta dëbojë popullzimin nga qenia e tij. Kosova nuk mund të lejojë që ta humbë mbrojtjen nga Perëndimi”, citon Martens shkrimin e Cufajt.

Mirëpo, më poshtë, Martens sqaron se ky nuk është edhe mendim i tij. Ai thotë se nuk beson që Kurti është “krijesë e qeverisë gjermane”.

Dhe, Martens shkruan: “Dikush mund të pyes: cili është mesazhi prapa tekstit dhe kritikave të ashpra të ish-ambasadorit ndaj qeverisë së zgjedhur, të cilën ai dikur e përfaqësonte në Berlin? Disa thjesht mund ta shohin si hakmarrje të një ambasadori të shkarkuar. Të tjerët e shohin si lëvizje parandaluese që nuk ka të bëjë fare me pjesën e tekstit. Sipas tyre, ky tekst është vetëm maja e një iceberg’u, kuptimi i të cilit fshihet prapa tekstit”, shkruan Martens.

Madje, Martens hamendet nëse Cufaj po hetohet apo mund të hetohet nga autoritetet e Kosovës në të ardhmen, dhe artikulli i tij do të përdoret si argument mbrojtës, duke e quajtur ndjekjen hakmarrje për kritika publike qeverisë.

“Në çdo rast, një kritikë e tillë e një ish-diplomati ndaj vendit të tij është e jashtëzakonshme”, ka shkruar Martens. /GazetaExpress