Nga Mr.Sc. Islam Krasniqi
Rrugëtimi i popullit shqiptarë nderë shekuj tregon së lira nuk ka çmim, vepra e Familjes Jashari për liri dhe pavarësi ishte simbol i qëndresës së popullit shqiptar, të cilët me 5, 6 dhe 7 Mars e ujiten tokën me gjak lirie, bardhësisë së dëborës ja ndërruan ngjyrën, e skuqën dëborën dhe e shndërruan në ngjyrë të flamurit që shqiponja të valëvisë në qiellin e Shqipërisë se lirë dhe krenare.
18 vjet me parë Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari së bashku me familjen e tij e shijuan pavdekësinë, u bën gur themel i pavarësisë së Kosovës që edhe ky popull i vuajtur të jetë i lirë dhe i pavarur.
Bac Shabani hapi derën për çlirimtarët që të strehohen dhe kalitën për liri, ishte mësues shumë i devotshëm ku i trajnojnë luftëtaret e Lirisë dhe i mësoj që jeta është e shenjt dhe me së paku që jepet për Komb dhe Atdhe, dhe asnjëherë nuk bën të kursehet për lirin një populli të vuajtur shekullor.
Ishte mësues dhe ushtarak që luftëtarëve të vetë ju tha së kthimin prapa s’ka deri në fitore. Nuk bën të harrojmë edhe Hamzen i cili me gjoksin e ti ndali gjylen e topit si Mic Sokoli, i cili tha së këtu jemi dem baba dem dhe këto janë shtëpitë tona, tokat tona e nuk do të largohem për asnjë qastë nga pragu i shtëpisë, sepse kjo tok është iliro Pellazgo e që pasardhës të tyre jemi ne, dhe ashtu doli, sepse burri i rrin prapa fjalës .
Ademi Jashari me Gjakun vetë dhe të familjes së tij e shkruajti historinë, libër që do të ushqehen brezat me radhës, që do të vinë pas nesh. Prekazi u be vend i shenjt , pik qendra e lavdishëm, ku populli i kujton me krenari që pati asi trima Shqipëria Prekazi gjithmonë ka qenë vend i ndryshimeve historike, sepse toka rrit vetëm burra të kohës, si Tahir Meha, Ahmet delia, të cilët nuk ndalen kurrë për çështje kombëtare.
Kulla e jasharve do mbetët gjithmonë dritë për kombin shqiptar, sepse aty ndryshojë historia, ku me gjakun e bijëve dhe bijave të tyre u shkrua një histori e re dhe e lavdishme.
Lavdi jetës dhe veprës së Komandantit Legjendar Adem Jasharit ,dhe gjithë familjes të Jasharve, koha do ti mbaj të freskët gjithmonë, ata ishin dhuratë e Zotit që Ai i mori për të mos vdekur kurrë.
Të tjerët çka do që flasin për ta, s’mund të humbin vlerën e tyre, se ata janë një dete i ter për ne, e ne një pik ujë.
Bac amaneti yt nuk u qua në vend, por gjaku yt do i vras ata që të tradhtuan porosinë tende të fundit, duke vrapuar pas bizneseve e punëve te ndyta, duke vrapuar pas karrigeve, por ti fli i qetë së e ke dhen provimin.
Lavdi Prekazit Heroik, Lavdi dëshmoreve të kombit, nderime përjetë familjes Jashari, bijve dhe bijave të tyre dhe gjithë dëshmorëve të kombit.