Të shtunën e 28 tetorit në Prishtinë nën organizimin e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist po mbahet marsh protestues në mbështetje të Palestinës.
Ky marsh po mbahet si shenjë solidarizimi me popullin palestinez.
Ndryshe, sot, Agjencia për shëndetësi e Kombeve të Bashkuara dhe grupe të tjera të ndihmës thanë më 28 tetor se nuk janë në gjendje të komunikojnë me ekipet e tyre në Rripin e rrethuar të Gazës, përderisa po vazhdojnë bombardimet izraelite dhe sulmet tokësore.
Izraeli është zotuar se do të zhdukë Hamasin, grup që kreu sulme në jug të Izraelit më 7 tetor. Deri më tani, si pasojë e dhunës mbi 7.300 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës dhe mbi 1.400 izraelitë.