Një grup të rinjsh kanë sfiduar veten në një garë, duke ecur në litar në 100 metra lartësi.
Pamjet rrëqethëse shfaqin të rinjtë duke ecur plot 13.1 milje për tri ditë, nëpër litarët e lidhur nga një ndërtesë e lartë në tjetrën në Zvicër, transmeton Telegrafi.
Samuel Volery dhe Joshua Leupolz së bashku me disa miq, ishin të vendosur të thyejnë rekordin botëror duke marrë pjesë në maratonën treditore për ecjen mbi litar në lartësi të madhe.
Ata arritën ta thyejnë rekordin duke ecur nga 80 herë, nga njëra ndërtesë në tjetrën në një lartësi prej 100 metrave.
“Në total kemi ecur 8 mijë metra në ditë, edhe pse ishte shumë vështirë pasi që dielli na pengonte të koncentrohemi”, ka deklaruar Samuel. /Telegrafi/