Amandamentimi ose tërheqja e nënshkrimeve nga marrëveshjet ndërkombëtare, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës duhet ta ketë të njëjtën procedurë të vendimmarrjes sikur ajo e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, dhe kjo mund të bëhet vetëm me 2/3 e të gjithë deputetëve.
Driton Selmanaj nga Instituti për Demokraci në Kosovë thotë së nëse flasim për amandamentimin ose tërheqjen nga marrëveshja e 19 prillit të vitit 2013, atëherë kjo bëhet në të njëjtën mënyrë si është ratifikuar.
Selmanaj shtoi se edhe opozita e dinë këtë procedurë për ndryshimin e marrëveshjeve të parimeve që janë nënshkruar së fundmi.
Për më shumë ndiqeni kronikën nga Tribuna Channel