Shkruan: Emrush T.Shkodra
Presioni pozitiv që bëhej mbi shtetet Kosovë-Serbi për uljen e tyre në bisedime dhe kthimin në negociata, sa i përket palës Kosovare dhe pozicionit të saj, mund të konsiderohet si një sukses që shqiptarët dolën si palë me rezultate nga këto bisedime.
Edhe pse kishim thënë më herët se bisedimet po bëhen për rregullimin e brendshëm të republikës sonë, dhe se po preken interesat e një vendi sovran, e për rrjedhojë as nuk ishim pajtuar me vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi. Por shikuar nga këndi gjeneral, sovraniteti i republikës sonë akoma vazhdon të garantohet nga fuqitë e mëdha botërore dhe aleatët tanë, pastaj duket që nuk ka shumë alternativë ti shmangemi tryezave të tavolinës për bisedime, cilado formë e bisedimeve qoftë ajo!
RZULTATET E BISEDIMEVE
Kush njeh pak ligjet ndërkombëtare të arriturat përmes marrëveshjeve dhe nënshkrimit të tyre, terminologjitë kanë shumë rëndësi.
Bile tepër rendësi kisha më thënë, për shkakun se pastaj interpretimi i tyre mundet të vjen dosido dhe se kjo vetëm sa do të koklaviste procesin edhe më.
Mirëpo pala që arrin të relativizon terminologjitë në tryezat ndërkombëtare, llogaritet si palë që ka qëndrim dominues.
Pra, arritja e autoriteteve të Kosovës që në vend të terminologjisë “asociacion” ( që nënkupton bashkësinë e komunave serbe), ne vetë sado që ne mund të krekosemi në humbjen dhe ligështimin e pozicionit të Kosovës në këto bisedime, kjo do të dëshmohet si një e arritur, në mos me thënë një fitore.
Duket që autoritet e Kosovës janë duke përdorur shumë njohës, bashkëthemelues dhe ndihmës që kanë qenë pjesë në tërë kronologjinë e procesit së Kosovës, dhe kjo ka bërë që dominanca që ishte në anën e palës serbe, të kthehej në anën e Kosovës.
Kjo u duk edhe në marrëveshjen e Ohrit. Kosova post trajtimit ekuivok kaloi edhe në dominancë stabile, ku procesi i kundërshtimeve mbeti në anën e palës tjetër të tavolinës.
KRONOLOGJI E NJARJEVE
Kosova si pjesë konstituive në kuadër të Jugosllavisë kishte gjitha atributet e një republike, ishte pjesë e barabartë me republikat tjera në kuadër të një shteti të quajtur Jugosllavi.
Me nxjerrjen e Kushtetutës së RSFJ-ës, vazhdoi procesi i avancimit të pozitës së kushtetutës së Kosovës në kuadrin e federalizmit jugosllav. Kosova me dispozitat e kësaj Kushtetute u përcaktua si njësi autonome politike territoriale dhe si element konstituiv i federalizmit. Pozita e kushtetuese e Kosovës sipas Kushtetutës së RSFJ-ës të vitit 1974, në shumë sfera ishte e ngjashme me pozitën e republikave, madje sipas kësaj kushtetute, Kosova ishte njësi e mëvetësishme federale dhe element konstituiv, që do të thotë, se asaj i jepej e drejta e vetë përcaktimit të ri statusor, pas shpërbërjes së RSFJ-ës.
Sipas Kushtetutës së RSFJ-ës së vitit 1974 Kosova kishte Kushtetutën, Parlamentin ligjvënës.
Kishte Presidencën si bartëse të sovranitetit, Qeverinë, të gjitha nivelet e gjyqeve, duke përfshirë edhe Gjyqin Suprem dhe Gjyqin Kushtetues, pastaj kishte pavarësinë financiare etj.2
Po ashtu sipas kësaj Kushtetute, Kosova ka pasur kufijtë e vet territorial, që kanë pasur cilësinë e kufijve shtetëror. Për ndryshimin e tyre ka mundur të vendos vetëm populli dhe organet legjitime të Kosovës.
Pra, Kosova kishte kryetarin, kishte parlamentin, kishte mundësin të vetëqeveriste.
Kishte buxhetin dhe ishte pjesë e rotacionit në kuadër të RSFJ-së që kryetari zgjidhej pas çdo viti duke bërë radhazi 6 republikat dhe dy krahinat të dërgojnë përfaqësuesin e tyre për kryetar të RSFJ-së.
Praktikisht të gjitha referencat për barazi brenda një shteti në mes republikash, Kosova i kishte!
Mirëpo ajo quhej Krahina Socialiste Autonome e Kosovës (KSAK).
Pra, nuk e kishte emrin REPUBLIKË!
Dhe për këtë emër që Kosova nuk e kishte u dashtë sakrificë e madhe deri te marrja dhe fitimi i këtij emri.
SAKRIFICA PËR LIRI
U dashtë luftë e rreptë, u derdh gjak, u flijuan gjenerata. Familje të tëra humbën të dashurit e tyre.
Gjenerata të tëra luftuan e u flijuan për të arritur statusin e republikës, që nga 1968 e për të vazhduar në 1981, në luftën e UÇK-së etj.
Luftëtarët e LIRISË në të gjitha etapat, u vënë në përpjekje të mbrojtjes dhe çlirimit të kësaj republike, ranë në altarin e lirisë, ranë në vijat e frontit për të vetmin qëllim!
Arritjen e statusit REPUBLIKË, dhe çlirimin e vendit nga okupuesit serbo-jugosllav!
Ligjërisht, de fakto dhe de juro, Serbia ka marr primatin pasardhës si trashëguese e ish Jugosllavisë. Në kuadër të këtij trashëgimi, Serbia ka marr pasuritë, stemën, flamurin, dhe gjithçka që mbetej nga një shtet që shkapërderdhej përmes luftërave.
Ajo shfrytëzonte të gjitha mundësitë përmes mekanizmave që Jugosllavia kishte në pronësinë e saj.
Shfrytëzonte prezencën dhe ndikimin e Jugosllavisë në arenën ndërkombëtare, OKB e të gjitha mekanizmat që ishin trashëguar dhe rrëmbyer nga republikat tjera që Jugosllavia i kishte, e në fakt Serbia i përdorte si fuqi politike, ushtarake, ekonomike në të mirën e saj si bartëse e mbetjes së Jugosllavisë.
KLASIFIKIMI TERMINOLOGJIK
Pra emri ka shume rendësi!
Nuk është vetëm një mundësi nënshkrimi, dhe kalimi nga një kolonë reale në diçka abstrakte për komentim dhe interpretim pastaj!
Nuk është si me u thirr asociacion, e sikur vet menaxhim.
Nuk është sikur kur thirret Krahinë Autonome e sikur kur thirret Republikë?
Në kontestin ekonomik vet menaxhim nënkuptojmë: Menaxhimi, (ang.: management – sq.: udhëheqje, prirje, lat.: manum agere = prijë me dorë), nënkupton planifikimin, organizimin, udhëheqjen, koordinimin dhe kontrollin një organizmi (të përberë nga një ose më shumë njerëz ose grupe) për të arritur qëllimin e caktuar.
Mary Parker Follett, (1868–1933), e definoi menaxhimin si “arti për realizimin e veprimeve përmes njerëzve”, kurse Henri Fajol konsideronte se menaxhimi përbëhet prej pesë funksioneve: planifikimi, organizimi, udhëheqja, koordinimi dhe kontrolli.
ORGANIZIMI VET MENAXHUES
Njeriu ose rajoni, apo edhe territori i cili kryen këtë funksion njihet si menaxher ose udhëheqës që ka të bëj me të mirat e banorëve që jetojnë brenda atij vendi.
Por, vet menaxhimi sado që mundet të këtë kompetenca të forta për të menaxhuar me territorin kur ushtrohet ky organizim, është çështje qe ka të bëjë me ekonominë dhe çështjet tjera sociale e kulturore.
Por nuk ka status politik, e as nuk definon territor kushtetues, duke përjashtuar të gjitha mundësit që ndarja e një pjesë të territorit si pjesë autonome me status të pavarur të mund të arrihet në forma paqësore dhe përmes mjeteve politike!
Kosova, tani më thirret Republikë.
Dhe republika si e tillë, ka nën obligim mbrojtjen e territorit të saj të shpallur me rastin e pavarësisë së saj, me garanci të forta për të gjitha komunitetet që jetojnë brenda kësaj republike.
That’s it!
______________
Për: infosot.com