Anëtari i delegacionit të Serbisë Dragan Vladisavljevic ka thënë se është arritur marrëveshja për telekomunikacionin. Sipas tij, Austria do të aplikojë për kodin telefonik të Kosovës ndërsa Serbia do të ketë kompaninë e saj që do të operojë në Kosovë.
Mediat serbe theksojnë se edhe pse është arritur marrëveshja ajo nuk do të nënshkruhet pa u arritur marrëveshja edhe për pikat tjera.Në rend të ditës së bisedimeve janë edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, energjetika dhe liria e lëvizjes mbi urën e Ibrit.Për këtë ka shkruar në Twitter edhe Ambasadorja e Kosovës në Washington Vlora Çitaku duke thënë se duket që është arritur marrëveshja e shumëpritur.
Marrëveshje në Bruksel: Austria aplikon për kodin telefonik të Kosovës, Serbia me kompani telefonie në Kosovë
NGA KATEGORIA