Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se sot do ta ketë një ditë të ngjeshur me takime në Uashington.
Thaçi ka injoruar totalisht pretendimet e kryeministrit të vendit, Albin Kurti se ai ka nënshkruar marrëveshje të fshehtë me NATO-n, për shkuarjen e FSK-së në veri për çka edhe sipas kryeministrit ai ka bërë shkelje flagrante, shkruan lajmi.net.
Presidenti ka thënë nga ana tjetër se sot do të ketë takime në Pentagon, State Department si dhe në International Development Finance Corporation.
Me anë të këtij postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Kosova është e bekuar me miqësinë dhe aleancën strategjike që ka me SHBA-të.
Postimi i plotë i presidentit:
Edhe sot do të jetë një ditë e ngjeshur në Uashington, me takime në Pentagon, në State Departament dhe në International Development Finance Corporation. Kosova është e bekuar me miqësinë dhe aleancën strategjike që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.