Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për targat.
Hovenier thotë se marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve” ka shkruar.