“Marrëveshja për AKS-në duhet të zbatohet pa asnjë ndryshim”

E publikuar: 29/12/2015 18:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka thënë se marrëveshja për Asociacionin e Komunave serbe e arritur më 25 gusht në Bruksel, duhet të zbatohet pikë për pikë, transmeton Beta e Beogradit, përcjell Koha.net.

“Qeveria krahinore duhet ta miratojë dekretin për tekstin e njëjtë që e kanë harmonizuar kryeministrat, pa ndryshime”, ka thënë Gjuriq.