AKR-së, me marrëveshjen për qeverisje me koalicionin PAN, i është premtuar pozita e presidentit të vendit në mandatin e ardhshëm.
AKR nënshkroi sot marrëveshjen për bashkëqeverisje me PAN-in, ndërsa “Arbresh” shkruan se si pjesë e marrëveshjes është edhe dakordimi që posti i presidentit t’i takojë Behgjet Pacollit të AKR-së, menjëherë pas largimit të Hashim Thaçit.
“PAN dhe AKR-ja dakordohen që posti i presidentit të Kosovës t’i takoj AKR-së në mandatin e ardhshëm, pavarësisht mënyrës së votimit, qoftë përmes votimit në Parlament, qoftë përmes votimit të drejpërdrejt nga populli. Kështu partitë që përbëjnë koalicionin PAN dakordohen që të mos kenë kandiodat të tyre për president të vendit duke u obliguar që ta mbështesin kandidatin e AKR-së”, thuhet në marrëveshje.
















