
Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ish presidentit amerikan Donald Trump. (Foto: FB)
Përvjetori i pestë i një marrëveshje të rrallë, që Donald Trump bëri më 4 shtator 2020, e gjen presidentin amerikan në të njëjtën zyrë.
Por krah tij, sikur para 60 muajve, nuk e ka Avdullah Hotin si kryeministër të Kosovës, e as Aleksandar Vuçiqin si president serb. Këta dy, në këtë ngjarje, patën arritur një ujdi për normalizim ekonomik mes dy vendeve, por atë nuk e nënshkruar së bashku, por veçmas dhe atë me presidentin amerikan
Pajtimi që nuk u jetësua kurrë, përfshinte bërjen e Kosovës vend kyç për energji nga gazi amerikan.
Në këtë frymë mbeti i paralizuar edhe fizibiliteti i kryer i liqenit të Ujmanit.
Mbetja veç në letër e akordit, lë shije të keqe për shtetin kosovar, si brenda edhe jashtë.
Ekzekutivi i ri kosovar, rekomandohet që ta kthejë vëmendjen kah ky dokument, i cili, ani se atëbotë u kritikua nga vetëvendosje, së fundi u konsiderua si marrëveshje e mirë.
















