“Marrëveshja e Kumanovës” – Ramadani: Lajmi erdhi rreth orës 7-të nga një zëdhënës i NATO-s

E publikuar: 10/06/2024 21:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Isak Ramadani

Isak Ramadani

Kosova sot ka shënuar 25 vjetorin e çlirimit nga Serbia.

Për këtë temë është diskutuar në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ në Kanal10.

Gazetari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Isak Ramadani ka revokuar kujtime nga lufta në Kosovë.

Ai ka dhënë detaje për ditën e fundit kur ishte nënshkruar marrëveshja për largimin e ushtrisë serbe nga Kosova, raporton gazeta10.

“Ka qenë një zëdhënës i NATO-s që e ka dhënë lajmin se është arritur marrëveshja dhe ushtria jugosllave duhet të qëndroj 5 kilometra larg kufirit të Kosovës dhe fluturimet e aeroplanëve duhet të jetë rreth 25 kilometra larg kufirit”, ka thënë Ramadani.

Ai ka thënë se lajmi për arritjen e marrëveshjes është dhënë në ora 7:00 të mëngjesit. /Gazeta10