Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri “autogol” me marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel.
Daçiq tha se Kurti e refuzoi një propozim më të favorshëm për ta pranuar një më të pafavorshëm për Kosovën.
“Ai që ishte propozimi që ai refuzoi në Bruksel ishte shumë më i favorshëm se ai që pranoi disa ditë më vonë, me presion të madh ndërkombëtar”, tha Daçiq në televizionin Prva.
Daçiq tha se liderët në Kosovë “janë ende të preferuarit e bashkësisë ndërkombëtare”.