Serbia do të bëjë çdo gjë që deri më 2018 ose deri më 2019 të përfundojë bisedimet me Bashkimin Evropian.
Kështu, në kuptimin formal juridik, Bashkimi Evropian do të jetë i gatshëm të për të marrë vendimin politik për anëtarësimin e Serbisë me të gjitha të drejtat në Union, ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq në intervistën dhënë Radio Beogradit 1, transmeton Koha.net.
Sipas fjalëve të tij, nga përparimi në kapitullin 35, që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, varet përparimi edhe në kapituj tjerë, por, ka shtuar ai, problemi është se as BE s’e di se çfarë përfshihet në kapitullin 35.
“Nga Serbia nuk është kërkuar ndryshimi i qëndrimit për Kosovën dhe marrëveshja detyruese juridike për normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë nuk do të thitë edhe e Kosovës”, ka sqaruar ministri serb i Punëve të Jashtme.