Lady Diana & James Gilbey
Në vitin 1992 The Sun publikoi një bisedë të regjistruar të princeshës me të dashurin e saj, James Gilbey. Në atë kohë ajo ishte e martuar me princin Charles, i cili kishte po ashtu një lidhje jashtëmartesore me gruan e tij të ardhshme.
Arnold Schwarzenegger & Mildred Baena
Arnold Schwarzenegger e mbajti të fshehtë marrëdhënien me punonjësen e shtëpisë së tij, për 14 vite. Edhe pse ata kishin një djalë që iu ngjasonte shumë të dyve, askush nuk dyshoi.
Alex Rodriguez & Madonna
Alex Rodriguez ishte i martuar me Cynthia Scurtis, gjatë kohës kur ai kishte një marrëdhënie me Madonën. Kjo gjë i kushtoi Alex divorcin dhe një dëmshpërblim prej 26 milion dollarësh, ndaj gruas së tij.
Jesse James & Sandra Bullock
Në vitin 2010 të paktën katër gra supozuan se kishin pasur marrëdhënie me Jesse James gjatë kohës kur ai ishte i martuar me Sandra Bullock. Në një intervistë për Daily Mail ai e pranoi tradhëtinë.
Kristen Stewart & Rupert Sanders
Zhgënjimi i fansave ishte i madh kur u bën publike foto të Kristen Stewart dhe Rupert Sanders, ku dukeshin shumë afër me njëri-tjetrin. Ajo u nda me yllin e “Twilight” Robert Pattinson për shkak të kesaj tradhëtie.
Tiger Woods & Elin Nordegren
Në 2009 u bën publike lidhjet e shumta të Tiger Woods gjatë kohës kur ishte i martuar me Elin Nordegren. Ai kishte lidhje me plot 13 gra të ndryshme.
Brad Pitt & Angelina Jolie
Një prej lidhjeve më tronditëse për Hollywood-in ishte ajo që lindi gjatë xhirimeve të filmit “Mr. & Mrs. Smith”, ndërmjet Brad Pitt dhe Angelina Jolie. Dhe pse ajo kurrë nuk e pranoi që të kishin pasur lidhje para se ai të ndahej nga Jennifer Aniston.
Jude Law me dadon e fëmijëve të tij
Gjatë lidhjes së tij me Sienna Miller, Jude Law kishte një marrëdhënie paralele me dadon e fëmijëve të tyre. Nga ana tjetër Miller gjithashtu kishte një marrëdhënie jashtëmartesore me Daniel Craig.
Donald Trump & Maples
Martesa e parë e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Ivana Trump, mori fund pas tradhtisë së tij me Maples, e cila më pas u bë gruaja e tij e dytë.
Woody Allen & Soon-Yi Previn
Në 1992 Woody Allen filloi një marrëdhënie me vajzën e adoptuar të të dashurës së tij prej shumë kohësh, Mia Farrow. Skandali u zbulua kur Farrow gjeti foto nudo të Previn në telefonin e Allen. Previn dhe Allen u martuan bashkë në 1997.

















