Një i ri që njihet si ekspert i sportit ekstrem “parkour”, me akrobacionet e tij vazhdimisht sfidon ligjin gravitetit dhe “vdekjen”.
Khalid Tenni nga Rabati i Marokut, ka publikuar së fundmi një video ku shihet duke vrapuar nëpër kulmet e ndërtesa, dhe duke kërcyer nëpër shkallë pa kurrfarë pajisje që do ta mbronin në rast se rrëzohet, transmeton Telegrafi.
Ky 24-vjeçar është më herët ka publikuar video të ngjashme në të cilat shihet duke bërë akrobacione, ku vetëm një lëvizje më e vogël e gabuar mund t’i kushtojë me jetë.
Megjithatë, ky i ri vazhdon ta praktikojë këtë sport ekstrem i cili sipas tij i jep energji pozitive dhe e ndihmon të qëndrojë në formë të mirë fizike. /Telegrafi/