Ambasadori i Hungarisë në Kosovës, Laslos Markusz, ka qëndrimin e njëjtë me diplomatët tjerë të Bashkimit Evropian sa i përket Gjykatës Speciale.
Markusz tha sot se themelimi i Gjykatës Speciale për Kosovën është e domosdoshme dhe se kjo është në interes të qytetarëve të Kosovës.
Këto komente ai i dha në një ligjëratë që ka mbajtur sot në Kolegjin
“Ky është interes i gjithë qytetarëve të Kosovës. Në qoftë se këto akuza janë false, atëherë një trup ndërkombëtar duhet ta konfirmojë këtë”, tha Markusz.
Sipas tij, edhe vendet e ish Jugosllavisë kanë të formuara gjykata të tilla të cilat i trajtojnë krimet e luftës.
“Në Serbi ka gjykatë që po i trajton rastet e krimeve të luftës në Kosovë. Por, edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë ka gjykata të cilat i trajtojnë ato, pavarësisht gjykatës së Hagës. Unë këtë nuk e shoh si një rast unik që të formohet Tribunali – në këtë rast për Kosovën”, ka shtuar ai.