Kryetari i partisë serbe “Serbia e Bashkuar”, Dragan Markoviç, i njohur si Palma u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë dhe atyre që janë të zhvendosur e që kanë të drejtë vote, që me 22 tetor të dalin për të votuar në zgjedhjet lokale.
Siç raportojnë mediat serbe, ai ka apeluar tek të gjithë serbët që të votojnë Listën Serbe, transmeton Indeksonline.
“Shqiptarët në të gjitha mënyrat po mundohen të thyejnë unitetin e serbëve në Kosovë. Lista serbe është pengesë për ta, por është garantuese e mbijetesës së serbëve në Kosovë. Ajo e ka mbështetjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të Qeverisë dhe gjithë popullit serb”, ka thënë Markoviç. /Indeksonline/


















