Marko Gjuriqit dhe ministrit serb të Arsimit u ndalohet hyrja në Kosovë

E publikuar: 04/09/2017 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Serbisë Mladen Sarçeviq, janë ndaluar të hyjnë në territorin e Kosovës.

Kështu kanë bërë të ditur burime të KosovaPressit, të cilat thonë se Gjuriq dhe Sarçeviq janë bllokuar në Jarinjë nga organet e sigurisë së Kosovës.

Nuk dihet nëse këta dy zyrtarë serbë do të tentojnë hyrjen ilegale në Kosovë.