Marko Gjuriq tregon se se çka i garantuan SHBA-ja dhe BE-ja Serbisë, për heqjen e barrikadave

E publikuar: 03/01/2023 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Grupet kriminale i vendosin edhe dy barrikada gjatë natës në veri (Foto Euronews)

Grupet kriminale i vendosin edhe dy barrikada gjatë natës në veri (Foto Euronews)

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka thënë se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë garantuar se nuk do të ketë ndjeke penale për personat e armatosur e maska që qëndruam për 20 ditë prapa barrikadave në Veri të Kosovës.

“A nuk është fakt që SHBA-të së bashku me BE-në deklaruan se nuk do të ketë ndjekje penale për ata që qëndruan në barrikada si dhe disa zyrtarë amerikanë folën për faktin se e kuptojnë pakënaqësinë e serbëve dhe nevojën për të dëgjuar kërkesat legjitime”, tha Gjuriç për mediumin serb Novosti.

Ai ka theksuar se garancitë ndërkombëtare që ka marrë Serbia janë një hap në rrugën e duhur në drejtim të përmirësimit të jetës së serbëve në Veri të Kosovës.

“Escobar dhe Hill, së bashku me Lajçak-un, kanë qenë partnerë konstruktivë të Serbisë në javët e kaluara. Disa vende të tjera nuk janë. Diplomacia serbe në të gjitha nivelet do të punojë në fuqizimin e kapaciteteve për të ndikuar në qëndrime të tilla”.