Kosovska Mitrovica, 19. novembra 2014 – Direktor Kancelarije za Kosovo i Metohiju Marko Djuric govori na predstavljanje Nacionalne strategije za mlade u Kosovskoj Mitrovici. FOTO TANJUG / BOKI / tj
Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot në Ranillug se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen në gjithë territorin e Serbisë, që sipas tij përfshin edhe Kosovën.
Gjuriq ka thënë para gazetarëve se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në të gjitha komunat ku jetojnë serbët në Kosovë, transmeton Telegrafi.
Ai beson se në frymën e “normalizimit të marrëdhënieve”, nuk do të duhej të kishte ndonjë problem.
“Prishtina nuk ka arsye të zemërohet që do të mbahen zgjedhjet atje”, ka deklaruar Gjuriq.