Në takimin e përgjithshëm vjetor të kompanisë ditën e Enjte, aksionarët kishin mundësinë për të votuar për udhëheqjen e Mark Zuckerberg.
Zuckerberg është shefi ekzekutiv i Facebook si dhe kryetar i bordit drejtues.
Ai ka kontroll mbi 60% të fuqisë votuese, kështu që do të kishte humbur vetëm nëse do të kishte votuar kundër vetes së tij.
Disa investitorë i kanë bërë thirrje që të japë dorëheqjen si kryetar, pasi vetëm kjo do ta ndihmonte të fokusohej më shumë në drejtimin e kompanisë.
Një nga këto investitorë është Trillium Asset Management, i cili zotëron aksione të Facebook me vlerë 7 milion dollarë.
Sipas investitorëve, Zuckerberg mund të inspirohet nga Larry Page i Google dhe Bill Gates i Microsoft, të cilët janë themelues të kompanisë por jo kryetarë bordi.
Pavarësisht skandaleve të shumtë vitin e fundit, në lidhje me mbrojtjen dhe privatësinë e të dhënave, Facebook ka tejkaluar vlerësimet për rritjen e të ardhurave dhe vazhdon të shtojë anëtarë të rinj.
Në takimin vjetor, Zuckerberg refuzoi ti përgjigjet pyetjes së aksionarëve se përse ai nuk emëron një kryetar të pavarur të bordit. Ai përsëriti qëndrimin e tij se rregullatorët duhet të vendosin rregullat rreth privatësisë dhe përmbajtjes për Facebook. /PCWorld Albanian