Mariqi i Qeverisë së Kosovës flet sikur anëtar i delegacionit të Serbisë

E publikuar: 22/08/2015 15:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Administrimit dhe i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës Lubomir Mariq për mediet të Beogradit flet sikur të jetë anëtar i delegacionit të Serbisë në bisedat e Brukselit.

Koordinatori i Ekipit udhëheqës për formimin AKS-së Lubomir Mariq pret që më 25 gusht në Bruksel të arrihet marrëveshja për parimet për themelimit të AKS-së.

Ai thekson se në këtë rast gjatë disa muajve mund të fillohet me formimin e Asociacionit të Komunave serbe.

Mariq në deklaratën për Tanjugu thekson se ka ende pika kontestuese ndër të cilat është statusi i të punësuarve në AKS, financimi, rregullimi i pasurisë, por shton se qasja e bashkësisë ndërkombëtar tani është tjetër farë dhe pret që çështja e AKS-së, më në fund të përfundojë.

Ai thekson se nuk pret kushtëzime të reja nga Prishtina, por vlerëson, transmeton Koha.net, se “Prishtina, si rëndom ikën nga marrëveshja përfundimtare sepse këto janë vendime të vështira për përfaqësuesit e saj politikë për ç’shkak procesi që nga fillimi është rënduar me qasje negative mu për shkak të qëllimeve politike”.

I pyetur nëse pret kushtëzime nga Brukseli , Mariq thotë se me kushtëzime të reja nuk arrihet marrëveshja dhe se Serbia, sipas tij, i ka përmbushur të gjitha ato që i janë kërkuar e ka mbetur vetëm AKS të cilin duhet ta zbatojë Prishtina.

Mariq ka përkujtuar se Ekipi drejtues tashmë e ka hartuar versionin e vet të statutit.

Mariq ka thënë se edhe pse është pjesë e institucioneve të Prishtinës, nuk është aq i fuqishëm dhe se shton se serbët e Kosovës nuk do të jenë pengues.

Ai nuk ka dashur të flasë për hapat e mëtejmë nëse marrëveshja për AKS-në nuk arrihet më 25 gusht, transmeton koha.

Mariq ka thënë se pos 10 komunave që do ta formojnë AKS-në, planifikohet edhe formimi i dy komunave të reja, Prilluzha e Gora që do t’i bashkohen Asociacionit.