Koordinator i Ekipit Menaxhues serb për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, Ljubomir Mariq, ka deklaruar se deklarata e Zëvendëskryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, se asociacioni i komunave serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive është provokim i lëshuar me qëllim, për konsum të brendshme politik të Thaçit. Mariq thotë se për këtë kanë qenë të paralajmëruar nga Brukseli e Uashingtoni.
“Ne kemi marrë sinjale nga qarqet politike në Bruksel dhe në Uashington se pala shqiptar mund të na provokojë për qëllime politike që u shërbejnë atyre”, ka thënë për RTS koordinator i Ekipit Menaxhues serb për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, Ljubomir Mariq, shkruan B92, përcjellë Klan Kosova.
Mariq këto komente i bëri pas deklaratës të Zëvendëskryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
Politikani serb ka thënë, po ashtu se shpreson që nuk do të ketë bllokim në implementimin e marrëveshjes, duke shtuar se disa muaj mjaftojnë për vënien në jetë të Asociacionit dhe funksionimin e tij.
“Pritjet tona janë të larta, pas konsultimeve që kishim javën e kaluar me përfaqësuesit e qeverisë serbe, presin të arrihet një një marrëveshje”, tha Mariq.