Sulmuesi i Fiorentinës, Mario Gomez është vetëm një hap larg Besiktasit.
Sipas mediave të huaja, klubi turk dhe Fiorentina janë duke finalizuar marrëveshjen për sulmuesin gjerman.
Krerët e Besiktasit prej kohësh janë duke u përpjekur që ta blejnë Gomezin, dhe thuhet se kalimi i lojtarit tek klubi turk është punë e kryer, por mbetet të kryhen edhe disa detaje të vogla para se lojtari ta fluturojë drejt Stambollit.
Siç raportojnë mediat e huaja, Gomez të martën do të zbres në tokën turke, ku fillimisht do të krye testet mjekësore, e më pas do të firmos kontratën me Besiktasin.