Madje ai po provon edhe gjërat tradicionale shqiptare. Në një foto që ai ka postuar në llogarinë e tij në rrjetin social instagram, shihet me një plis të bardhë në kokë.
Si duket Marios i ka pëlqyer kjo gjë dhe ka vendosur që ta shpërndajë edhe me ndjekësit e tij në Instagram, ku numëron rreth 4 milionë ndjekës.
Fotografia e tij ka marrë rreth 55 mijë pëlqime, dhe është pritur mjaft mirë edhe nga ndjekësit shqiptar, të cilët i kanë komentuar Marios duke i thënë “Kësaj i thuhet “shumë bukur Mario”.
Po ashtu një tjetër i ka shkruar “Malësor i vërtetë”, “bravo të koft Mario shumë krenar e ndim veten me ty, veç vazhdo…, ishin këto disa komente prej fansave të tij.


















