Robert Shala nga Kosova tash e dy vjet është pjesë e marinës amerikane.
29 vjeçari që dikur ka shërbyer edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës nga prilli i 2016-ës bartë mbi supe uniformën e ushtrisë më të fortë në botë.
Përveç sfidave të përditshme në petkun ushtarak, Shala këto ditë ka sfiduar veten me kërcim nga lartësia, njofton Klan Kosova.
Në një video që e ka publikuar ai vet në YouTube, ka sqaruar se ka kërcyer nga ndërtesa më e lartë në Las Vegas, që është e lartë 253 metra dhe që ka 114 kate.
Ky është momenti i fluturimit të Shalës, mbi Las Vegas: