Një nënë nga Florida është befasuar kur djali i saj që shërben në marinën amerikane u kthye në shtëpi më herët sesa që ishte planifikuar, ku për më shumë se 15 muaj shërbeu në një mision në Japoni.
Rekita Lee nuk e kishte parë djalin e saj Tre’Vaughn Lee që nga gushti i vitit të kaluar, dhe nuk priste që ta takojë deri për festat e fundvitit, transmeton Telegrafi.
Ajo madje kishte planifikuar të udhëtojë për në Japoni për ta befasuar me prezencën e saj, por ndodhi e kundërta. Ajo nuk mund të ndalte lotët e gëzimit dhe vazhdimisht bërtiste kur ai u shfaq para derës së shtëpisë në Jacksonville të Floridas.
“Mendova se do të pësoi sulm në zemër. Nuk mund të merrja frymë. Nuk u besoja syve që ai është këtu”, ka deklaruar nëna e gëzuar. /Telegrafi/